Ndeshja mes Prishtinës dhe Belfius Mons ka dalë të jetë mjaftë interesante dhe rivalizuese deri në sekondat e fundit. Në fund Prishtina u dorëzua në fund me rezultat 69:75.
Prishtina e nisi shumë mirë takimin të vlefshëm për Europe Cup duke qenë në epërsi që nga fillim. Loja e mirë e Dardan Berishën dhe Andrew Lawrence e dërguan Prishtinën në epërsi në çerekun e parë me rezultat 24:21.
Edhe në çerekun e dytë Prishtina ishte më e mirë. Numri i pikëve ishte më i vogël dhe Prishtina e mbylli këtë çerek me rezultat 18:16.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 42:37.
Rënia e prishtinasve filloi në çerekun e tretë që e humbën 22:19.
Çereku i katërt ishte shumë i dobët për Prishtinën që nuk arrit të shënojë më shumë se tetë pikë.
Ndeshja u mbyll me rezultat 69:75 dhe Prishtina kualifikimin duhet ta kërkojë kundër turqve të Buyukcekmece.
Dardan Berisha ishte pothuajse i vetëm në këtë ndeshje.
Pejani shënoi 33 pikë, ndërsa u ndihmua nga Andrew Lawrence që shënoi 11 pikë.
Të mysafirët shkëlqeu Green me 19 pikë. /Telegrafi/
Renditja