Pak minuta para se të fillojë takimi u bë i ditur lajmi se ekipi i parë i Ferronikelit nuk do të paraqitej në fushë për shkak se kryesia nuk i kishte kryer obligimet mujore ndaj tyre dhe ata në shenjë proteste vendosën të mos luajnë fare. Gjithashtu, trajneri Ramiz Krasniqi raportohet se ka dhënë dorëheqje.
Prishtinasit më shumë u zbavitën se sa që luajtën futboll dhe për ta kjo ditë u shënua si një ditë normale e stërvitjeve.
Në anën tjetër, Hajvalia dhe Hysi kanë barazuar me rezultat 2-2, ndërsa Drenica e ka mposhtur Lirinë si mysafirë me rezultat minimal 0-1. /Telegrafi/