Site icon Telegrafi

Prishtina shkatërron Besën

Prishtina e nisi ndeshjen me një tempo dhe presion të lartë kundër pejanëve, gjë që iu shpërblye shumë shpejtë, pasi që në minutën e dytë dolën në epërsi. Pas një tollovie në zonë, Argjend Malaj goditi me të majtën mençur për ta mposhtur portierin e Besës, Valmir Bytyçin.

Prishtina vazhdoi me sulmet e saj edhe më tej dhe arritën ta dyfishojnë epërsinë me anë të Besnik Krasniqnit (30’).

Nuk deshi shumë kohë që Liridon Latifi të shkruhej në listën e golashënuesve. Ai me një goditje mjeshtërore e mposhti portierin Bytyçi për t’i dhënë vulën dominimit të bardhekaltërve (35’).

Besa pothuajse asnjëherë nuk e sulmoi portën e Mushicës dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Prishtina arriti të realizoi edhe dy herë në pjesën e dytë. Pas një harkimi të Besnik Krasniqit, Shpëtim Zharra shënoi autogol për ta ngritur epërsinë e vendasve (78’).

Në minutën e 87-të, Enis Fetahu shfrytëzoi gabimin fatal të portierit Valmir Bytyçi, për të shënuar golin e fundit të kësaj ndeshje.

Rezultatet e javës së 23-të:

Prishtina : Besa 5-0
Ferronikeli : Vëllaznimi 2-1
Drita : Llamkos Kosova 1-0
Trepça ’89 : Hysi 1-0
Hajvalia : Liria 2-0

E hënë, 08.04.2013, nga ora 14:00:
Trepça : Drenica

/Telegrafi/

Exit mobile version