Në Prishtinë është shënuar Dita Botërore pa Makina. Ministria e Mjedisit dhe organizata jo qeveritare “Let’s Do It Kosova” organizuan disa aktivitete në kuadër të kësaj dite.
Ky organizim kishte për qëllim sensibilizimin e qytetarëve që të përdorin sa më shumë biçikleta.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj e cila tha se gjatë mandatit të saj si ministre do të përkushtohet maksimalisht në reduktimin e ndotjes së ajrit në Kosovë.
E, Luan Hasanaj nga “Let’s do it Kosova”, tha se fushata promovuese si kjo, dhe me ndihmën e institucioneve shtetërore do ta bëjnë të lehtë rrugën drejt zvogëlimit të ndotjes së ajrit dhe sensibilizimin e qytetarëve se ambienti duhet të jetë i pastër.
Me reduktimin e përdorimin të makinave do të kontribuohet në krijimin e një mjedisi të pastër. /Telegrafi/