Site icon Telegrafi

Prishtina me shans të artë – në garë për asamble është fituesja e 3 medaljeve të arta

Gara për asamble të Prishtinës asnjëherë nuk ka qenë me konkurrencë më të madhe e me opsione të shumta.

Por, votuesve të Prishtinës, këtë garë ua ka lehtësuar kandidatja e LDK-së për Kuvendin Komunal në Prishtinë, Vjosa Rrahmani.

Vjosa Rrahmani e cila në zgjedhjet e 17 tetorit bartë numrin 9 në listë, bartë pas vetes një jetë të përballur me shumë sfida të cilat e kanë kalitur dhe e kanë ndihmuar t’i prekë majat e suksesit në industri të ndryshme.

Pak vite pasi i ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Vjosa Rrahmani e ka hapur biznesin e vet, ku me më shumë se 12 vite pune mes Prishtinës, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, ajo sot drejton dyqanin ekskluziv i cili është përfaqësues i brendeve dhe linjave të para të modës si Gianni Versace, Alexander McQueen, Balmain, Disquared2, Philipp Plein, Billionaire, etj.

Krahas shpirtit të saj të ndërmarrëses, ajo ka qenë edhe atlete e cila deri tash i ka të fituar 3 medalje të arta.

“Krahas punës, jam marr me fitnes si hobi. Dola në skenë për herë të parë në garat e Kosovës e cila ishte jo e lehtë për një vajzë, nënë, grua por synimi im kalonte çdo sfidë, çdo paragjykim. E nisa në Poloni në garën botërore të fitnesit, vazhdova në Spanjë, Itali, Portugali e Londër. Në shtëpi solla shumë medalje ndër to tri medalje te arta”, tha Rrahmani.

Thënë më thjesht, Vjosa Rrahmani ngërthen në vete njohuri në industri të ndryshme, të cilat e bëjnë vlerë të shtuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Me njohuri të thella në sport, biznes, ndërmarrësi, etj., kontributi i saj shtrihet përtej një fushe të vetme, por prek thuajse jetët e gjithsecilit qytetar të Prishtinës./Telegrafi/

Exit mobile version