Site icon Telegrafi

Prishtina rrezikon të humbasë 3.5 milionë euro dëmshpërblime

Komuna e Prishtinës ka llogaritur që nga buxheti vetjak 2015, në rast se disa lëndë që janë duke u proceduar në gjykata, marrin formën e përmbarimit, do të paguajë 3 milionë e 697 mijë e 826 euro si kompensim dëmesh.

Dëmshpërblimet kryesisht kanë të bëjnë me shpronësimet, por ka edhe çështje të tjera. Në Raportin financiar 9-mujor të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, mjetet e rezervuara janë kategorizuar si “Detyrime të Komunës”, për siç theksohet “Lëndët në procedurën përmbaruese për vitin 2015, sipas Aktgjykimit të formës së prerë”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Midis 22 detyrimeve hyn edhe një kompensim për dëme lufte, e cila ka të bëjë me vitin 1999, 16 vjet më parë, ndërsa vlera për këtë është 80 mijë euro. Bëhet fjalë për lëndën C. nr. 530/2014, e serbes Vidosava Sharac, e cila ka kërkuar kompensim për dëme lufte në fshatin Hajvali të Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version