Prishtina ka arritur fitore të lehtë në përballje me kampionin në fuqi të Kosovës Trepçën ’89 2-0.
Ndeshja nisi qetë nga të dyja skuadrat që po e respektonin më shumë se ç’duhej njëra tjetrën.
Prishtina kryesisht kontrollonte lojën duke mbajtur më shumë topin, derisa kaluan 30 minuta lojë.
Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 39 kur Oto John tentoi me kokë shënimin e golit por u ndal nga Visar Bekaj.
Sulmuesi nigerian tentoi edhe një minutë më vonë me një goditje të fuqishme por për mrekulli intervenoi Bekaj i vendasve.
E prishtinasit iu kundërpërgjigjen këtyre dy rasteve të mysafirëve me gol.
Malazezi Bozhovic asistoi bukur tek Makenda i cili me kokë mposhti Hajdinin e mysafirëve.
Me epërsinë minimale të prishtinasve përfunduan 45 minutat e para.
89-shi tentoi golin e barazimit me Sekiraqën në fillim të pjesës së dytë por që goditjen e tij e priti Bekaj.
Goli i dytë i Prishtinës erdhi në minutën e 57 kur malazezi Bozhovic pasi kaloi portierin Hajdini shënoi lehtësisht për 2-0.
Sulmuesi i vendasve, Ahmed Januzi ka mundur ta ngritë epërsinë në 3-0 por që goditja e tij nuk ishte e saktë.
Në minutën e 72-të mysafirët mbetën me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të Meminit që ndërhyu ashpër në Pefqelin.
Pas kësaj fitore Prishtina ngritët në pozitën e parë në tabelë me 39 pikë të tubuara dy më shumë se Drita.
E kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 mbetët në pozitën e pestë në tabelë me 33 pikë.
Lideri i Superligës, Prishtina në ndeshjen e radhës do të luaj përsëri në Pejë por kësaj radhe do të jetë mysafire e Besës.
Ndërkohë kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 do ta luaj derbin me Dritën në ‘Riza Lushta’. /Telegrafi/