Prishtina është rikthyer te fitoret, teksa ka mposhtur Drenicën në kryeqytet me rezultat minimal 1-0.
Ndeshja nisi me vendasit që rrezikuan të parët, kur në minutën e dytë Endrit Krasniqi goditi bukur, por që topi shkoi jashtë portës.
Leotrim Kryeziu pati rast të mirë 10 minuta më vonë, por që goditja e tij u prit nga portieri Haxhijaj.
Në minutën e 28-të, portieri i mysafirëve Haxhijaj u lëndua dhe u zëvendësua me Kaloshin.
Pjesa e parë ishte e zbehtë nga rastet dhe përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0.
Edhe pjesa e dytë nuk prodhoi shumë raste, ku më shumë kishte ndërprerje.
Në minutën e 61-të, braziliani Denisson u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të simulimit, derisa gjyqtari rishikoi rastin në VAR dhe nuk akordoi penallti për mysafirët.
Mbrojtësi prishtinas Atanda pati rast të mirë, por pa mundur ta dërgoj topin në rrjetë.
Katër minuta më vonë, Denisson i mysafirëve pas një solo aksioni gjuajti fort, por jashtë portës.
Në minutën e 82-të, erdhi goli i vendasve kur Besnik Krasniqi u fut në zonë nga plani i dytë dhe asistimin me kokë të Otto John e dërgoi në rrjetë për 1-0.
Me këtë fitore, Prishtina ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 16 pikë, derisa Drenica mbetet e katërta me 20 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Prishtina e zhvillon në udhëtim te Gjilani, derisa Drenica pret në Skenderaj, Ulpianën. /Telegrafi/