Prishtina është rikthyer te fitoret pasi në kryeqytet ka mposhtur bindshëm Lirinë 4-0.
Prishtina e nisi për mrekulli takimin ku në minutën e parë gjetën edhe golin e epërsisë.
Ishte mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi që harkoi për mrekulli në zonë ndërsa Gauthier Makenda shënoi për 1-0.
Në minutën e 22-të, kryeqytetasit patën rast të mirë për ta dyfishuar epërsinë, por që goditja e Khalid u prit mirë nga Flamur Gashi i mysafirëve.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Prishtina e nisi mirë edhe pjesën e dytë ku shënoi golin e dytë në këtë takim, nëpërmjet mbrojtësit Armend Thaqi në minutën e 50-të.
Nuk vonoi shumë dhe kryeqytetasit realizuan edhe golin e tretë nëpërmjet Meriton Korenicën në minutën e 58-të.
Krejt në fund të ndeshjes, Arbër Hoxha i inkuadruar nga banka realizoi një gol të bukur për rezultatin përfundimtar 4-0.
Prishtina vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 43 pikë të tubuara, dy më pak se lideri Feronikeli.
Në anën tjetër Liria është 10-ta në tabelë me 19 pikë të grumbulluara pas po aq ndeshjeve të luajtura.
Prishtinën e pret një ndeshje tejet e vështirë në kuadër të javës së ardhshme pasi luan derbin me Llapin në udhëtim.
Në anën tjetër edhe Liria do të ketë punë të vështirë pasi në Prizren është nikoqir i Gjilanit. /Telegrafi/