Telegrafi

Prishtina i rifillon zyrtarisht stërvitjet, publikon foto nga takimi

FC Prishtina ka publikuar foto nga stërvitja e sotme e mbajtur në Bërnicë, ku aty ishin pothuajse e gjithë skuadra.

Klubi më i madh në vend është shfaqur i lumtur që tashmë janë kthyer në aksion dhe presin me padurim rinisjen e kampionatit.

“Skuadra jo e kompletuar e FC Prishtina sot për herë të parë ka dal në seancat stërvitore në kompleksin stërvitor të Bërnicës”.

“Skuadra dhe i tërë klubi, sot më në fund morën lajmin e shumëpritur të nisjes së seancave stërvitore dhe sipas rekomandimeve në fillim të muajit qershor edhe kampionati”.

“Për çka, FC Prishtina falënderon jashtëzakonisht shumë Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, i cili pa nda ka garantuar mbarëvajtjen e kampionatit. FC Prishtina po ashtu falënderon të gjithë akterët e përfshirë në rinisjen e kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sa i përket stërvitjes së Prishtinës, në ditët e shkuara u bë publike një foto, ku shihej klubi duke mbajtur stërvitje. /Telegrafi/