Këtë herë prishtinasit janë përballur me skuadrën e Ligës së Dytë të Malit të Zi, Ribnica, të cilën e ka mposhtur me rezultat bindës, 4:0.
Arxhend Malaj, Astrit Fazliu, Gentrit Begolli e Liridon Latifi ishin autorët e golave për Prishtinën, raporton Zëri.
Kampioni aktual i Superligës, tash e disa ditë është duke qëndruar në Ulqin ku është duke i kryer përgatitjet për stinorin pranveror. Ata pritet të qëndrojnë në qytetin bregdetar deri më 25 shkurt, por me mundësi vazhdimi, varësisht nga koha që do të marrë në Prishtinë. /Telegrafi/