Prishtina ka reaguar në lidhje me vdekjen e kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri.
Legjenda e futbollit kosovar famën më të madhe e mori sa ishte pjesë e Prishtinës duke shkëlqyer në ish-ligën jugosllave.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Prishtina i ka shprehur ngushëllime familjes Vokrri.
“Lajm i hidhur për të gjithë sportdashësit në Kosovë e më gjerë. Sot ka ndërruar jetë futbollisti më i mirë që ka pasur Prishtina, Fadil Vokrri”.
“Futbollisti me të cilën Prishtina kishte zgjeruar famën përtej kufijve të Kosovës. Futbollisti me të cilin mbarë adhuruesit e futbollit shqiptar në ish-Jugosllavi me mburrje do të kujtojnë çdo moment të hapit të tij”.
“Fadil Vokrri, pjesë e skuadrës së Prishtinës së viteve 80-ta, drejtor i klubit gjatë kohës së tranzicionit të statusit të klubit në vitin 2004-2006, dhe tani kryetar i Federatës së futbollit në kohën e pranimit ndërkombëtar, do të kujtohet deri në përjetësi”
“Bordi i aksionarëve të FC Prishtina, futbollistët e FC Prishtina, të gjithë punonjësit e klubit, shprehin ngushëllimet më të përzemërta familjes Vokrri”, thuhet në reagimin e klubit kryeqytetas. /Telegrafi/