Përmes këtij aksioni, ata ironizonin me ish-kryetarin e Prishtinës nga radhët e LDK-së, Isa Mustafa, se pas të reshurave të borës rrugët nuk po pastrohen.
Aksioni i ngjashëm nga VV është organizuar edhe vjet, më 3 janar, por në Gjakovë, me “shpalljen” e “Qendrës së skijimit” edhe në këtë qytet!
Pa dashur të tërheqim paralele me këto aksione të VV-së, disa pjesë të Prishtinës – nga të reshurat e djeshme të borës – sikur janë shndërruar në "Qendër skijimi”, në një si formë zbavitjeje për qytetarët, e sidomos fëmijët!
Prishtina, "Qendër e skijimit"!
Posted by Telegrafi.com on Sunday, January 17, 2016
Kështu, lexuesi i Telegrafit, Shpëtim Simnica, në email të redaksisë dërgoi një video interesante, të xhiruar rreth orës 3:00 të mëngjesit, në Breg të Diellit, mbi konviktet e studentëve.
Po ashtu, një lexues tjetër, Sefer Aliqkaj, ka dërguar fotografi nga “Mati 1”, ku rruga është shndërruar vend atraktiv për fëmijë – për rrëshqitje me saja. /Telegrafi/