Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se gjatë ditë së sotme do te filloj implementimin e platformës për kontratat e hapura si dhe do të promovojë shërbimin elektronik për fleta poseduese e-kioskun.
Fillimisht në ndërtesën e vjetër të Komunës, nënkryetari Muhedin Nushi mban konferencë për media për fillimin e implementimit të “Open Contracting Data Standard” në platformën “Kontratat e hapura”.
Open Contracting Data Standard (OCDS) është standard i të dhënave për kontraktim të hapur dhe për herë të parë në Kosovë do të implementohet në Komunën e Prishtinës.
Ndërsa, me vonë në ndërtesën e re të Komunës, në Arbëri do të promovohet shërbimi i ri elektronik “Fleta Poseduese në e-kiosk”, projekt i cili po implementohet në bashkëpunim me USAID.