Portieri i njohur, që vitin e kaluar fitoi gjithçka me skuadrën nga Drenasi, është prezantuar pak çaste më parë tek klubi më i madh në vend.
Bashkë me të u prezantua edhe Dajaku. Po ashtu sot u prezantuan edhe tri ardhjet tjera të paralajmëruara nga Prishtina, kapiteni i Vushtrrisë, Liridon Ahmeti dhe dy talentët: Leonard Vitija e Gentrit Dumani.
Kolshi u nda me Feronikelin, menjëherë pas mbylljes së stinorit vjeshtor. Ai ishte pjesë e formacionit të vitit të shpallur nga trajnerët e Superligës. Në formacion ndodhej edhe Dajaku që pati një super-vjeshtë me Drenicën.