Qendërmbrojtësi Sodiq Ololade Atanda i lindur në Nigeri dhe me pasaportë shqiptare, ka nënshkruar me kampionin aktual të Kosovës, Prishtina.
Mbrojtësi 27 vjeçar pas përvojës disa vjeçare në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar gjegjësisht në atë izraelit tek Hapoel Kfar Saba, arrin marrëveshje për bashkëpunim me FC Prishtina.
Për Atandan klubi i Prishtinës është i 5- ti në karrierën e tij futbollistike.
Ai ka luajtur për klube si: Lions (2010-2012), Apolonia (2013-2015), Partizani (2015-2019) dhe Hapoel Kfar Saba (2019-2021).
Atanda ka qenë pjesë e kombëtares U23 të Nigerisë.
Prishtina deri më tani ka larguar disa lojtarë, por është munduar që mungesën e tyre ta plotësojë me disa emra të ri, duke afruar emra si Xhevdet Shabani, Mendurim Hoti, Florent Avdyli, Arlind Shabani, Kristi Vangjeli, Betim Halimi dhe Bleart Tolaj. /Telegrafi/