Telegrafi

Prishtina prezanton mbrojtësin e majtë Gledi Mici

Prishtina ka vazhduar të përforcohet për edicionin e ri, ku ka nënshkruar mbrojtësi i majtë Gledi Mici.

Anësori së fundmi ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, teksa ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin bardhekaltër.

29-vjeçari më parë ka luajtur edhe për Kamzën, Flamurtarin e Vlorës, Kukësin, Skënderbeun dhe së fundmi Shkëndijën e Tetovës.

“Është e vërtet s’e kam pasur oferta, por isha o fokusuar diku në Turqi apo Greqi. Gjithsesi tani gjithçka ka përfunduar dhe jam pjesë e Prishtinës duke pasur tërë fokusin në suksesin në ambientin e ri”.

“Aq sa di, Prishtina është vetë futbolli i Kosovës, emri më i madh në vend, por me titullin e munguar dhe unë dua të provoj këtë sfidë të re, të sjelli suksesin ndaj ambicieve të klubit. Pres që të jap maksimumin dhe karshi kësaj në fund të sjellim titullin”.

“Në Prishtinë kam gjetur bashkëlojtarët e dikurshëm në Skënderbe, Abazin, Lilajn dhe patjetër që do të ndihem dhe komod si në shtëpinë time në krah të tyre e që veçmas i çmoj për djem të mirë fantastik, përveç si futbollistë cilësorë”, ka deklaruar Mici për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/