Telegrafi

Prishtina pret Suharekën në ‘Fadil Vokrri’, formacionet zyrtare

Prishtina kthehet në shtëpinë e saj në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së Kosovës ndaj Suharekës.

Me shumë ndryshime dhe me trajnerin e ri, Jean Micheal Cavalli, Prishtina kërkon të kthejë namin, duke luftuar për titullin e kampionit.

Në anën tjetër Suhareka, që u inkuadrua në elitë, do të kërkojë që me trajnerin Shpëtim Duro ta nis mirë edicionin e ri.

Cavalli ka preferuar të nis lojën me emra si Marc Olivier, Albin Krasniqi dhe Akinbule Sunday.

Në anë tjetër te Suhareka debutojnë emra si Lorik Boshanjku dhe Hysen Memolla, ndërsa në krye të sulmit është Mevlan Zeka.


Prishtina: Nika, Islami, Vtija, Limani, Salihu, Olivier, Kasniqi, Muja, Bytyqi, Boueye, Akinbule

Suhareka: Ozdogan, Zeka, Hasanaj, Memolla, Boshnjaku, Susuri, Fetahaj, Berisha, Kodra, Nukic, Stijepovic


/Telegrafi/