Prishtina do të përballet me Malishevën në kuadër të xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Ky duel do të zhvillohet në kampin nacional në Hajvali, me Prishtinën që ndeshjet si vendas po i zhvillon në këtë terren deri sa t’i lejohet të rikthehet në ‘Fadil Vokrri’.
Vendasit në dy ndeshjet e para kanë marrë katër pikë, pasi kanë një fitore e një barazim dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Në anën tjetër Malisheva ka startuar për mrekulli, pasi në dy sfidat e para ka marrë maksimumin e pikëve dhe kërkon mos të mposhtet as në këtë përballje.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Nika, Bytyqi, Useini, Sinani, Muja, Islami, Krasniqi, Pefqeli, Kryeziu, Blesa, Hyseni.
Malisheva: Gashi, Pira, Prekazi, Kryeziu, Veliu, Vitija, Mustafa, Bruti, Hoti, Hazrollaj, Aliu.
/Telegrafi/