Prishtina do të jetë nikoqirë i Llapit në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës.
Një rivalitet që shpesh herë ka qenë i ashpër në vitet e fundit, duke e kthyer këtë ndeshje prej më më rëndësi në futbollin tonë.
Prishtina vjen në këtë ndeshje si e gjashta në renditje me 16 pikë, ndërsa Llapi si i treti me 21 pikë.
Emanuel Egbo ka vendosur që për këtë ndeshje të luajë Leotrim Kryeziu, Albion Kurtaj dhe Jalen Blesa.
Në anën tjetër Tahir Batatina i ka besuar Valmir Veliu, Muhamet Hyseni dhe Trimnor Selimi.
Prishtina: Nika, Pefqeli, Islami, Hyseni, Kryeziu, Muja, Sinani, Bytyqi, Useini, Kurtaj, Blesa.
Llapi: Avdyli, Namani, Jashari, Hyseni, Ramadani, Selimi, Krasniqi, Ahmeti, Blakçori, Musolli, Veliu
/Telegrafi/