Site icon Telegrafi

Prishtina pret Llamkosin, Hysi mysafir në Drenicë

Dy ndeshjet që spikatin më shumë janë ato që zhvillohen në kryeqytet dhe në Skenderaj. Prishtina do të jetë nikoqirë i Llamkos Kosovës së përforcuar këtë edicion që synon të nxjerrë pikë në këtë ndeshje.

Në anën tjetër, ekspertët e barazimeve (13) presin Hysin në Skenderaj, ku pritet të zhvillohet një ndeshje e nxehtë, pasi që Hysit i duhen tri pikë për t’u ngjitur në tabelë.

Kurse derbi i kësaj jave pritet të zhvillohet në Mitrovicë ku do të përballen dy rivalët lokalë Trepça me Trepçën ’89. Që të dyja ekipet luftojnë për titull dhe mes tyre si gjithmonë pritet një derbi i “nxehtë”.

Javë e 22-të e Raiffeisen Superligës së Kosovës:

E mërkurë, 03.04.2013, nga ora 15:00
Drita-Besa,
Vëllaznimi-Feronikeli
Drenica-Hysi
Prishtina-Llamkos Kosova

E enjte, 04.03.2013, nga ora 15:00
Trepça-Trepça 89
Liria-Hajvalia

/Telegrafi/ 

Exit mobile version