Site icon Telegrafi

Prishtina pret KEK-un, kampioni luan në udhëtim te Ferizaj

Java e 11-të në elitën e futbollit kosovar do të startoj ditën e shtunë (sot) me pesë ndeshje në program.

Katër nga sfidat do të zhvillohen me orar të njëjtë nga ora 14:45, ndërsa Prishtina do ta luajë ndeshjen me KEK-un nga ora 15:00.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do të ketë një udhëtim të vështirë pasi do të luaj në udhëtim te Ferizaj.

Të dyja skuadrat në këtë takim vijnë pas dy fitoreve radhazi dhe pritet të jetë një ndeshje interesante.

Drita pas 10 ndeshjeve ka grumbulluar 13 pikë, ndërsa Ferizaj ka tri pikë më pak por edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nga ora 14:45 do të jenë në program edhe dy ndeshjet tjera Ballkani – Flamurtari dhe Drenica – Liria.

Ndërkohë nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, Prishtina do të jetë nikoqire e KEK-ut.

Kampioni u shumëfishtë i Kosovës, pas dy fitoreve radhazi në kampionat synon të vazhdojë njëjtë edhe ditën e sotme.

Në anën tjetër KEK-u që ka grumbulluar vetëm një pikë shpreson që të bëjë befasinë e stinorit deri më tani duke i marrë pikë Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version