Site icon Telegrafi

Prishtina prek titullin

Mentor Mazrekaj, Astrit Fazliu dhe Besnik Krasniqi shënuan për kryeqytetasit, kundrejt golave të Erdin Hashanit dhe Nikoll Dushit.

Nga ana tjetër, Trepça ’89 ka barazuar pa gola kundër Ferronikelit dhe në këtë mënyrë është përshëndetur nga titulli.

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar, Prishtina ka 10 pikë diferencë nga përcjellësi i parë, Trepça ’89.

Hysi ka arritur fitore tejet të rëndësishme në garën për mbijetese duke shkelur Lirinë me rezultat 5-0 dhe në këtë mënyrë është larguar në tetë pikë ndaj Vëllaznimit, i cili gjendet në pozitën e parafundit, e cila çon në Ligën e Parë.

Rezultatet

Prishtina-Hajvalia 3-2
Hysi-Liria 5-0
Besa-Llamkos Kosova 0-0
Trepça ’89-Ferronikeli 0-0
Trepça-Drita 3-1

/Telegrafi/

Exit mobile version