Site icon Telegrafi

Prishtina pranë titullit

Qëllimit klubi kryeqytetas iu afrua edhe më shumë, sidomos për faktin se dy pretendentët tjerë,Vëllaznimi dhe Trepça ’89, luajtën pa gola.

Prishtina ka tani katër pikë më shumë se Trepça ’89 dhe shtatë me shumë se Vëllaznimi, dy xhiro para përfundimit të kampionatit.

Fitore të rëndësishme shënoi Drenica, e cila mposhti KEK-un me rezultat 4-0. Me të njëjtin rezultat, Lepenci mundi Gjilanin duke bërë një hap të madh drejt ikjes së vendit të barazhit.

Trepça me fitore prej 2-0 ndaj Besës i mbajti shpresat për siguruar ekzistencën në pjesën e rregullt të kampionit.

Fitore shënoi edhe Liria ndaj Hysit, 3-2. Prizrenasit ende nuk e kanë siguruar se do të luajnë apo jo në barazh.

Në edicionin e ardhshëm, KEK-u dhe Gjilani do të garojnë në rang më të ulët. /Telegrafi/

Exit mobile version