Skuadrat nga Kosova kanë marrë rrugë për në qytetin bregdetar Antalya të Turqisë për të kryer fazën përgatitore.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina ndodhet në këtë qytet që nga data 18 janar, ku po kryen përgatitjet për edicionin pranveror.
Kryeqytetasit do t’i zhvillojnë plot pesë ndeshje miqësore në ndeshjen turke, me kundërshtarë mjaftë interesant.
Ndeshjen e parë miqësore skuadra e Abdulah Ibrakoviq do ta zhvillojë nesër ndaj skuadrës ukrainase Chromorec Odessa me fillim nga ora 17:00 me kohën tonë lokale.
Ndërkohë kundërshtarët tjerë të Prishtinës janë Atyrau (Kazakistan), Gornik (Poloni), Alanya Vladikavkaz (Rusi) dhe SV Kapfenberg nga Austria. /Telegrafi/