Telegrafi

Prishtina po barazon me Folgoren pas 45 minutave të para

Prishtina ka debutuar në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës është duke zhvilluar ndeshjen e parë në raundin parakualifikues, ndaj Folgores.

E 45 minutat e para të kësaj sfide janë mbyllur ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.

Prishtina pati më shumë nga loja, por që nuk arriti të gjente golin e epërsisë.

Gjithsesi gjiganti kosovar synon që në pjesën e dytë ta fitoj takimin dhe të shkoj në finale të raundit parakualifikues. /Telegrafi/