Prishtina ka debutuar në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Kosovës është duke zhvilluar ndeshjen e parë në raundin parakualifikues, ndaj Folgores.
E 45 minutat e para të kësaj sfide janë mbyllur ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.
Prishtina pati më shumë nga loja, por që nuk arriti të gjente golin e epërsisë.
Gjithsesi gjiganti kosovar synon që në pjesën e dytë ta fitoj takimin dhe të shkoj në finale të raundit parakualifikues. /Telegrafi/