Telegrafi

Prishtina pëson humbje të thellë nga Besiktasi

Kampionia në fuqi e Kosovës, Mabetex Prishtina ka pësuar humbje me rezultat të thellë nga Besiktasi.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të grupeve të Fiba Europe Cup i ka takuar gjigantit nga Stambolli me rezultat 58:95.

Mysafiret nga Turqia ishin më të mira në parket që nga fillimi i takimit, derisa çerekun e parë e mbyllën me epërsi 20:32, e formën e mirë e vazhduar edhe në çerekun e dytë ku në pushim shkuan pranë rezultatit 35:53.

Edhe në dy çerekët e fundit të ndeshjes mysafirët dominuan, derisa e mbyllën takimin me 33 pikë epërsi 58:95.

Yvone Anderson me 22 pikë ishte basketbollistja më meritore për fitoren e Besiktasit.

Ndërkohë tek skuadra kosovare më efikasja në ndeshje ishte Imra Konjusha me 20 pikë. /Telegrafi/