Telegrafi

Prishtina pëson humbje nga skuadra ukrainase Olimpik Donetsk

Lideri aktual i Superligës së Kosovës, Prishtina po qëndron në Antalya për fazën përgatitore.

Kryeqytetasit kanë zhvilluar edhe ndeshjen e tretë miqësore në tokën turke.

Kësaj radhe të besuarit e Mirel Josës janë takuar me skuadrën ukrainase Olimpik Donetsk.

Edhe në këtë takim Prishtina ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2-1.

Ukrainasit kaluan të parët në epërsi me golin e Anton Shynder nga penalltia në minutën e 36-të.

Ndërkohë për 2-0 për ekipin ukrainas shënoi Max Degtyarev dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë

Golin e vetëm për prishtinasit në këtë takim e shënoi mbrojtësi i majtë Jamal Arago dy minuta para fundit të ndeshjes.

Prishtina është paraqitur mjaftë mirë në këtë takim, por që golat i pësuan falë dy gabimeve.

Kujtojmë që Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës në vitin e fundit, ndërsa aktualisht po lufton që ta mbrojë këtë trofe por edhe për titullin e kampionit. /Telegrafi/