Site icon Telegrafi

Prishtina pëson dy humbje, nesër ndeshet me Arsenalin

Bardhekaltërit, pas paraqitjeve të mira në ditën e parë të turneut, kur fituan një ndeshje dhe në tjetrën barazuan, në ditën e dytë kanë pësuar dy humbje të njëpasnjëshme dhe kështu lëshuan rastin që të mbeten në pozitën e dytë të Grupit B dhe futen në mesin e katër ekipeve më të mira të turneut, raporton Zëri.

Prishtina në ditën e dytë ndeshjen e parë e ka humbur ndaj Borussia Moenchengladbach me rezultat 1:0, ndërsa të dytën nga Zenit St Petersburg 3:0, i cili edhe është fitues i grupit me 10 pikë të grumbulluara. I dyti në Grupin B ka përfunduar Wolfsburgu.

Në Grupin A, Valencia bindshëm është radhitur në pozitën e parë, ndërkohë që në pozitën e dytë dhe një vend në gjysmëfinale e ka siguruar ekipi përfaqësues i Kinës U-19, që njëherësh është edhe befasia e këtij turneu, duke lënë prapa edhe ekipet si Borussia Dortmund, Arsenal dhe Hamburg.

Megjithatë, ekipi prishtinas do të ketë rastin t’i masë forcat me të rinjtë e Arsenalit për vendin e 5-të në këtë turne, pasi që të dy klubet kanë përfunduar në pozitat e treta. /Telegrafi/ 

Exit mobile version