Telegrafi

Prishtina përsëri me komunikatë, përkrah Mirel Josën

Mirel Josa nuk do të largohet nga Prishtina deri në përfundim të kontratës së tij.

Kështu së paku ka njoftuar klubi nga kryeqyteti kosovar që ka konfirmuar përsëri në krye të skuadrës trajnerin shqiptar.

Pas lajmeve se drejtimin e klubit do ta marrë Skënder Gega, Prishtina ka dalë me komunikatë duke konfirmuar qëndrimin e teknikut nga Tirana.

“Mirel Josa së bashku me shtabin teknik po kryejnë punën e tyre të duhur”.

“E konfirmojmë edhe njëherë dhe për të disatën herë, se FC Prishtina ka kryetrajner edhe për dy vitet e ardhshme”.

“Mirel Josës, FC Prishtina i qëndron prapa deri në përpikëri. Josa vazhdon të ketë besimin e plotë nga të gjithë anëtarët e FC Prishtina”.

“Edhe pse na vije keq që mbase dikush nëpërmjet medieve të ndryshme po provon të trazoj ujë, kryetrajneri Josa dhe futbollistët, me qetësinë optimale janë duke i bërë përgatitjet e duhura në fazën përgatitore në Pejë për ndeshjet e rëndësishme në Europa Ligë”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër. /Telegrafi/