Që nga 13 nëntori në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus.
Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, komunat janë kategorizuar në tri grupe sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit, transmeton Telegrafi.
Komunat janë ndarë ato me rrezik të ultë – deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë që kategorizohen me ngjyrë të gjelbër. Komunat me rrezik të mesëm – nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë që kategorizohen me ngjyrë të verdhë, dhe komunat me rrezik të lartë – mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë që kategorizohen me ngjyrë të kuqe.
Masat janë të ndryshme për tri zona, ndërsa në zonën e kuqe masat janë më të ashpra. Në komunat që hyjnë në zonën e kuqe qytetarëve u ndalohet lëvizja pas orës 19:00 po ashtu sektorit të gastronomisë u ndalohet të punojnë pas kësaj ore. Të kufizuara mbesin edhe aktivitetet tjera.
Prishtina, vazhdon të mbetet komuna më më së shumti raste me coronavirus, ndërkaq vetëm në 24-orët e fundit në kryeqytet janë konfirmuar 319 raste.
Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kundërshtuar masat e reja që janë vendosur, ndërsa gjatë ditës së sotme ka thënë se qytetarët Prishtinës që janë prekur nga coronavirusi do t’i subvencionojnë me nga 50 euro.
Masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës po respektohen nga qytetarët e Prishtinës, ndërkaq në disa fotografi të shkrepura nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova, duken sheshet e boshatisura si dhe çdo biznes tjetër i mbyllur.
Më poshtë fotografitë: