Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në hapësira të mbyllura, shkaku i erërave të forta që kanë përfshirë rajonin e Prishtinës.
Në këtë drejtim, kryetari Ahmeti ka publikuar edhe një numër telefoni, për të gjithë ata që kanë nevojë për ndonjë ndihmë emergjente.
“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ndërkohë, në disa pamje të siguruara nga Telegrafi, shihen pasojat e erës që ka përfshirë rajonin e Prishtinës.
Bëhet fjalë për pamje që tregojnë rrëzimin e një lisi në qendër të Prishtinës.
Ndërkohë është raportuar se erërat e forta në Prishtinë kanë rrëzuar edhe disa pemë te Banesat e Bardha në Bregun e Diellit. /Telegrafi/