Site icon Telegrafi

Prishtina përforcohet me tre lojtarë

Lojtarët janë afruar me kërkesën e Bylbyl Sokolit, i cili duket se pëlqen më shumë futbollistët me përvojë. Ekipi i gazetës Arena vizitoi bardhekaltërit në stërvitjet e së enjtes, ku ishin të pranishëm edhe dy futbollistët e ri, Sejdiu dhe Zogiani. Ardhjen e tyre dhe të Bërbatovcit e konfirmoi trajneri Bylbyl Sokoli.

“Me Sejdiun, Zogianin dhe Bërbatovcin klubi ka arritur marrëveshje. Ata në edicionin e ardhshëm do të luajnë për Prishtinën. Tashmë Sejdiu dhe Zogiani na janë bashkuar edhe në stërvitje”, deklaroi Sokoli për gazetën Arena.

Ra në sy mungesa e gardianit Kushtrim Mushica, i cili vetëm një ditë më herët e kishte rinovuar kontratën me klubin. /Telegrafi/ 

Exit mobile version