“Prishtina qysh sot ka filluar të mendoj për edicionin dhe vitet e ardhshme. Të dy përforcimeve, të rikthyerit Isuf Llumnica dhe Flamur Shalës iu dëshiroj mirëseardhje dhe iu dëshiroj që të kenë më tepër sukses dhe rezultate me Prishtinën”, iu ka dëshiruar fat, në fillim të konferencës për shtyp, kryetrajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani.
Ndërsa sa i përket ndryshimeve të mundshme për stinorin e ardhshëm, Tovërlani ka theksuar se beson se nuk do të ketë ndryshime edhe aq rrënjësore.
"Besoj se nëse nuk na ikin shumë futbollistë, me futbollistët me përvojë që kemi, e me të rinjtë tjerë që edicionin e kaluar kanë pas më pak hapësirë e që vitin e ardhshëm do të kenë më shumë, pak a shumë do të jetë përbërja e edicionit të ardhshëm", ka shtuar Tovërlani. /Telegrafi/