Site icon Telegrafi

Prishtina përforcohet edhe me Ramadanajn dhe Zogianin

Skuadra është përforcuar edhe me tre futbollistë tjerë krahas vazhdimit të kontratës edhe me dy futbollistë të deritanishëm.

Në konferencën për shtyp, prezantimin e futbollistëve të ri dhe vazhdimin e kontratave, bëri kryetari i klubit, Remzi Ejupi dhe kryetrajneri Bylbyl Sokoli. Po ashtu u bë e ditur se sulmuesi Liridon Latifi ndodhet në prova te skuadra hungareze e MTK Budapest, ndërsa Isuf Llumnica është futbollisti i pestë që largohet.

Ejupi: Vazhdojmë të ju besoj premtimeve, andaj ne po ndryshojmë

“Prishtina gjithmonë mendon të kontribuoj në futbollin e Kosovës e sidomos duke pasur parasysh premtimeve, e që vazhdoj të ju besoj, si nga ana e Ministrisë, Kryeministrit, Federatës… që të investojnë në infrastrukturë që të ndryshohet ajo që kemi. Por, po ashtu vazhdojmë të besoj në premtimin kryesor të Federatës së futbollit që do të thyhet barrikada e pjesëmarrjes ndërkombëtare, andaj krahas kësaj kemi menduar që të bëjmë ndryshime edhe ne”, ka thënë kryetari i klubit, Remzi Ejupi.

Sokoli: Përforcime të qëlluara

“Janë vetëm shtatë-tetë ditë, periudhë sa vetëm kam testuar lojtarët që do të marrin pjesë në gara. Një pjesë e madhe e futbollistëve që kanë shkuar janë zëvendësuar, ndërsa gjatë kësaj jave do të përfundoj numri i lojtarëve që do të vazhdojnë të përgatiten me ne. Kemi testuar të gjithë futbollistët, kurse gjatë kësaj jave do të plotësohet edhe shtabi teknik”, ka thënë në fillim të fjalimit, shefi i shtabit teknik, Bylbyl Sokoli.

Gentrit Begolli dhe Liridon Leci vazhdojnë Bardhekaltër

Gentrit Begolli krahas Viktor Kukajt, që më parë ka vazhduar qëndrimin në skuadër, është ndër futbollistët e rinj më jetëgjatë në skuadrën Bardhekaltër. Sikurse Begolli, edhe Liridon Leci, kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin në skuadër. Dy futbollistët kanë vazhduar edhe për një vit tjetër kontratat e tyre. /Telegrafi/ 

Exit mobile version