Telegrafi

Prishtina për vazhdimin e serisë pa humbje në FIBA Europe Cup

Edhe një ndeshje të karakterit ndërkombëtar do ta zhvillojë sot skuadra më e trofeshme në Kosovë.

Klubi basketbollit të Z Mobile Prishtinës do të mundohet të vazhdojë serinë e fitoreve në FIBA Europe Cup.

Prishtinasit do të jenë mysafirë të skuadrës daneze, Bakken Bears, e cila së bashku me klubin tonë kanë ka dy fitore dhe asnjë humbje.

Se sa i rëndësishëm është takimi flet tregon edhe ueb-faqja e kësaj gare, e cila e ka cilësuar si “Game of the day (Ndeshja e ditës)” në FIBA Europe Cup.

“Nuk është pak që në mesin e 32 ekipeve më të mira dhe 16 ndeshjeve të xhiros, ndeshja jonë kundër kampionit të Danimarkës të cilësohet si ndeshja e javës në Europe Cup”, shkruan edhe në njoftimin e llogarisë zyrtare të bardhekaltërve në Facebook.

Gjithashtu vlen të theksohet se ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se ndeshja mes dyja skuadrave zhvillohet në Risskov, Vejlby Risskov Hallen, duke filluar nga ora 18:30. /Telegrafi/