Site icon Telegrafi

Prishtina pajiset me 100 biçikleta, por kryeqyteti ende nuk ka nisur me krijimin e stacioneve se ku do të vendosen

Në Prishtinë kanë arritur 100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik.

Por, për këto biçikleta ende nuk janë krijuar stacionet se ku do të vendosen.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë që se shpejti do të fillojnë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen.

“100 biçikleta të reja të cilat do të përdoren për transport publik tashmë kanë ardhur, dhe shpejt fillojmë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen. Në të njëjtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt”, thotë ai.

Rama thotë se “përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor”./Telegrafi/

Exit mobile version