Telegrafi

Prishtina pa zgjidhje ligjore për deponitë e ngurta

Komuna e Prishtinës nuk ka arritur ende ta zgjidhë problemin e deponive ilegale me mbeturina të ngurta në disa pjesë në kryeqytet. Deponi të tilla ka në Fushë të Pajtimit, në “Velani”, përgjatë rrugës “1 Tetori” dhe disa sosh në Hajvali.

Sipas Kohës Ditore, pothuajse vetëm qendra e qytetit është liruar nga to. Ekzistimin e deponive të tilla e pranojnë edhe zyrtarët komunalë, por thonë se ekspertët e licencuar nga Ministria e Ambientit nuk e kanë bërë fizibilitetin e krijimit të një deponie në Hajvali, përkatësisht midis këtij fshati dhe Badocit, ku është paraparë të ndërtohet një e tillë. /Telegrafi/