FC Prishtina nuk ka arritur të licencohet për garat evropiane për edicionin 2022/23.
Klubi më i madh kosovar ka pasur probleme të vazhdueshme financiare muajt e fundit dhe kjo është arsyeja që nuk ka arritur të licencohet.
Kryeqytetasit përkundër se nuk janë licencuar nuk janë në ndonjërën nga pozitat që i dërgon edicionin e ardhshëm në arenën evropiane.
Ka qenë vet klubi bardhekaltër që ka njoftuar se nuk licencohet dot për garat evropiane, teksa kanë akuzuar FFK-në që nuk ua shtyu afatin për t’i plotësuar kërkesat e futbollistëve.
“FC Prishtina nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane për edicionin 2021/22”.
“Klubi “bardhekaltër” në muajt e fundit është përballur me probleme financiare, fakte të cilat nuk i ka fshehur për opinionin e për këtë arsye disa ish-futbollistë kanë kërkuar përmes Federatës së Futbollit të Kosovës të kryhen obligimet financiare ndaj tyre”.
“FC Prishtina ka kërkuar nga FFK që të shtyhet afati për licencim në mënyrë që të plotësohen kërkesat ndaj futbollistëve, mirëpo FFK nuk ka pranuar dhe në këtë mënyrë, klubi nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane ani pse në këtë edicion nuk kemi arritur që për herë të parë të sigurojmë “biletë” për Evropë”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.
Kjo është hera e parë që Prishtina nuk do të luaj në garat evropiane që pas pranimit të Kosovës në UEFA. /Telegrafi/