Sigal Prishtina nuk e ka aspak lehtë në në duelin e rrethit të parë kualifikues ndaj skuadrës Tsmoki Minsk.
Skuadra bjelloruse është jashtëzakonisht e përgatitur për duelet e mëdha, duke e ditur se është kampion në pesë vitet e fundit në Bjellorusi.
Është skuadra më e trofeshme bjelloruse bashkë me Grodno 93, skuadër të cilën e ka mposhtur në pesë edicionet e fundit në finale dhe ka vetëm një humbje në finalet e pesë edicioneve të fundit, shkruan Telegrafi.
Ndeshjet kjo skuadër i zhvillon në Minsk Arena që ka kapacitet prej 15 mijë ulësesh, kurse trajner është Igor Griszczuk, kurse president është Yuri Shakola.
Ky klub nuk e ka megjithatë historinë e Prishtinës, pasi është themeluar në vitin 2006 dhe sukseset i ka arritur që prej se ka ndërruar emrin në Tsmoki Minsk.
Ndeshjet zhvillohen në sistem vajtje ardhje më 19 dhe 21 shtator. /Telegrafi/