Site icon Telegrafi

Prishtina nuk di për fitore në “Fadil Vokrri”, mposhtet nga Dukagjini

Dukagjini ka fituar ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0 në kuadër të javës së dhjetë në Albi Mall Superligë.

Mysafirët e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar që në rastin e parë të tyre.

Eliasa Zylfiu kaloi mysafirët në epërsi me një gol të bukur nga brenda zonës, pas një topi të kthyer për 1-0.

Prishtina barazoi rezultatin në minutën e 37-të me Leotrim Kryeziun, por pas rishikimit në VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë Prishtina u lëshua e gjitha në sulm, duke bërë disa ndryshime.

Marcelei Santos kishte shumë rast të mirë nga afër, por nuk ia arrin të shënojë.

Pas pesë minutash Oto John në anën tjetër po ashtu humbi një rast të qind për qind.

Prishtina mbeti me një lojtar më pak në fund, pasi Gledi Mici u ndëshkua me karton të kuq.

Dukagjini në kohën shtesë fitoi penallti, por gjuajtjen e Elton Basri e pret Ardit Nika.

Dukagjini mori fitoren e dytë me radhë dhe me tetë pikë mban vendin e nëntë. Ndërsa Prishtina në anën tjetër me 12 pikë mbetet në vendin e katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version