Klubi i futbollit Prishtina ka njoftuar se nuk ka asnjë lojtar apo nga stafi teknik të infektuar me COVID-19.
Klubi bardhekaltër ka ndjekur testuar të gjithë pjesëtarët e tyre për pandeminë botërore, duke marr lajmin e mirë.
Në njoftim në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kanë bërë të ditur për lajmin e mirë që kanë pranuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë:
“FC Prishtina nuk ka të infektuar. Bardhekaltrit kryejnë me sukses testet për COVID-19”, thuhet fillimisht në njoftim.
“Pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, qendra në Prishtinë, prishtinasit kanë dal të gjithë negativ në testin për COVID-19”.
“Futbollistët e skuadrës do të vazhdojnë të qetë përgatitjet për ndeshjen e parë gjysmëfinale me Drenicën më 2 qershor në “Fadil Vokrri” që do të fillon nga ora 18:00”, thuhet më tej aty. /Telegrafi/