Telegrafi

Prishtina njofton pensionimin e Debatik Currit dhe largimin e Ahmed Januzit

FC Prishtina (Foto: FC Prishtina)

Klubi më i madh kosovar, Prishtina ka njoftuar gjatë ditës së sotme (e diel) me më të rejat në skuadër.

Sezoni i ri në Superligën e Kosovës është duke ofruar dhe skuadrat janë në vlugun e përgatitjeve.

Përveç përgatitjeve, skuadrat janë duke shikuar mundësinë e ndonjë transferimi të ri, por edhe largimin e ndonjë futbollistë.

Lexo po ashtu Prishtina konfirmon largimin e shtatë lojtarëve, nuk lejon largimin e Diar Miftarajt

I tillë është edhe klubi më i trofeshëm kosovar, Prishtina, që ka njoftuar gjatë ditës së sotme (e diel) me më të rejat në skuadër.

Me anë të faqes zyrtare, Prishtina ka njoftuar se legjenda e klubit, ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Debatik Curri ka vendosur të pensionohet.

Debatik Curri (Foto: FC Prishtina)

Curri karrierën do ta vazhdoj te Prishtina, por si pjesë e stafit teknik, ndërsa sulmuesi Ahmet Januzi është larguar pasi i ka skaduar kontrata.

Ahmed Januzi (Foto: FC Prishtina)

“Debatik Curri nga ky edicion do të punoj me skuadrën, por do të jetë në stafin e trajnerit duke i dhënë ngadalë fund karrierës brilante që ka pas vetes”.

“Ahmed Januzit i ka skaduar kontrata dhe më nuk do të jetë pjesë e Prishtinës dhe skuadra tani është në kërkim të një sulmuesi tjetër, por jo me patjetër”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas. /Telegrafi/