Nën urdhrat e shtabit teknik të prirë nga kryetrajneri Mirel Josa, sot ka nisur faza përgatitore për ndeshjet ndërkombëtare që nisin më 27 qershor.
Skuadra e Prishtinës ishte pothuajse e kompletuar në stërvitjen e parë.
“Në seancën e parë pothuajse nuk pati asnjë mungesë, përveç Mario Morinës, ndërsa nuk punuan Basid Khalid e Qëndrim Zyba që me rekomandim të doktorëve do të pushojnë edhe disa ditë, kurse në grumbullim me Përfaqësuese është portieri Visar Bekaj dhe Donat Hasanaj.
“Kurse, sulmuesi Alen Jasharoski dhe mesfushori Jamal Arago iu kanë skaduar kontratat dhe janë futbollistë të lirë, meqë rast FC Prishtina i falënderon publikisht për bashkëpunimin dhe u uron sukses në vazhdim të karrierës”.
“Skuadrës në seancën e parë iu bashkua edhe përforcimi i sotëm, Kreshnik Uka”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ndërsa nga nesër Prishtina do të punojnë dy herë në ditë në fushën e 2 Korrikut.