Kampioni i shumëfishtë i Kosovës në futboll, Prishtina do të jetë nikoqire në javën e 23-të në elitën e futbollit kosovar.
Kryeqytetasit do të përballen me Ferizajn, skuadër që ka nevojë urgjence për pikë.
Pas humbjes së fundit nga Drita, prishtinasit janë dorëzuar sa i përket garës për titull të kampionit pasi tani ndodhen 12 pikë mbrapa liderit.
Ndërkohë Ferizaj futet tejet e motivuar në këtë përballje pasi është duke kërkuar pikë në çdo ndeshjet për t’i ikur barazhit.
Kjo përballje tejet interesante do të zhvillohet në stadiumin e qytetit ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Gjyqtar kryesor në këtë takim interesant është Fatmir Tahiri ndërsa asistentët e tij janë Jakup Musolli, Imran Kabashi dhe Tefik Maloku. /Telegrafi/