Telegrafi

Prishtina ndalet nga Fushë Kosova, ‘Pampurat’ pesë ndeshje pa humbje

Fushë Kosova dhe Prishtina janë ndarë në barazim pa gola në kuadër të javës së 26-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, por që situata ndryshoi në minutën e 32-të, kur portieri Ardit Nikaj ndëshkohet me karton të kuq.

Njëjtë ndodhi edhe në minutën e 45-të, kur portieri i Fushë Kosovës, Davide Borselini u ndëshkua me të kuq, por pasi u shikua VAR-i, vendimi u anulua.

Me të filluar pjesa e dytë, Leotrim Kryeziu ka mundur ta kalojë në epërsi Prishtinën, por dështoi nga afër.

Krejt në fundin e ndeshjes, Prishtina kërkoi penallti, pasi një lojtar i Fushë Kosovës luajti me dorë në zonë, por gjyqtarët nuk menduan njëjtë.

Prishtina mbetet e pesta me 38 pikë, ndërsa Fushë Kosova është e nënta me 20 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore