Telegrafi

Prishtina nesër teston alarmin publik

 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare se nesër e shtunë, në ora 12:00, do të bëje testimin e sistemit të Alarmimit Publik.

Komuna thotë se sistemi do të jetë aktivitet i rregullt i Komunës në çdo të shtunë të parë të muajit vijues.

Shenja e sistemit të sirenave do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.