Site icon Telegrafi

Prishtina nënshtron Drenicën, Ramadani e nis me fitore

Prishtina e ka nisur mirë edicionin e ri, duke e mposhtur Drenicën në “Fadil Vokrri” me rezultat 3-0.

Kjo ishte ndeshje e parë për trajnerin e ri Zekerija Ramadanin, ndërsa debutuan për Prishtinën edhe emra si Sabien Lilaj e Gledi Meci.

Kryeqytetasit e nisën shumë mirë ndeshjen, duke radhitur disa raste para portës së Drenicës.

Por për të parë golin e parë u desh të pritej minuta e 32-të, kur pas një harkimi të Gledi Micit me kokë shënoi Leotrim Bekteshi për 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Prishtina arriti të gjejë menjëherë golin. Ishte Endrit Krasniqi që shënoi gol të bukur pas një solo aksioni (2-0).

Golin e fundit në ndeshje e shënoi sulmuesi i njohur Oto John, që pranoi një top me gjoks dhe brenda zonës me goditje të fortë shënoi për 3-0.

Prishtina me këtë fitore ka tri pikë, ndërsa Drenica pa pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version