Telegrafi

Prishtina nënshkruan me reprezentuesin anglez

Prishtina ka arritur të nënshkruajë me reprezentuesin anglez, 26 vjeçarin Andrew Lawrence.

Laërence luajti për ekipin e mirënjohur kroat, KK Zadar në sezonin 2013/2014 në Adriatic League kishte 8.6 pikë për ndeshje, 2.2 kërcime dhe 3.1 asistime, ndërsa në ligën elitare të Kroacisë kishte 7.8 kërcime, 2.2 asistime dhe 1.3 kërcime për ndeshje.

Lawrence në një duel me LeBron James

Në sezonin 2015/2016 ai vazhdoi karrierën në Spanjë duke luajtur për ekipin Gipuzkoa Basket ku kishte mesatare prej 5.3 pikë për ndeshje, 1.0 kërcime dhe 1.6 asitime.

Andrew ishte përfaqësues i Anglisë nga viti 2011, ku mori pjesë në FIBA EuroBasket 2011. Po ashtu, në vitin 2012 ai mori pjesë edhe me ekipin Olimpik të Anglisë.

Ai është i gjatë 1.85cm. /Telegrafi/